Ukrainë/ Putini e pranon: Situata në 4 provincat e aneksuara nga Moska është shumë e vështirë
Presidenti rus Vladimir Putin pranoi sot se situata në katër rajonet e Ukrainës jugore dhe lindore që Moska i ka aneksuar por që nuk janë nën kontrollin e saj është jashtëzakonisht e vështirë.
“Situata në Republikat Popullore të Donetsk, Luhansk si dhe në provincat Kherson dhe Zaporizhia është jashtëzakonisht e vështirë’ është shprehur Putin.
Presidenti rus i bëri këto deklarata në një video drejtuar punonjësve të shërbimit të sigurisë (FSB), shërbimit të kundërzbulimit (SVR) dhe mbrojtjes së personave të rangut të lartë (FSO) me rastin e Ditës së Shërbimeve të Sigurisë që festohet në Rusi më 20 dhjetor.
Putin përshëndeti punën e këtyre shërbimeve që funskionojnë ‘në provincat e reja të Rusisë’, duke siguruar se ‘njerëzit që jetojnë atje, qytetarët rusë’ varen nga anëtarët e shërbimeve të sigurisë për ‘mbrotjen’ e tyre.
Vetë presidenti rus, një ish-agjent i shërbimeve sekrete të Bashkimit Sovjetik (KGB) kërkoi nga shërbimet e kundërzbulimit që të ishin tepër të kujdesshëm.
“Është e nevojshme të shtypen me vendosmëri veprimet e shërbimeve sekrete të huaja dhe të identifikohen efektivisht tradhtarët, spiunët dhe sabotatorët’’ nënvizoi ai.
Në shtator Moska njoftoi aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës-Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson, të cilat ushtria ruse i kontrollon pjesërisht pas mbatjes së ‘referendumeve.’
Megjithatë në nëntor Ukraina ka rimarrë Khersonin, kryeqytetin e provincës me të njëjtin emër, duke i dhënë një goditje Moskës.