‘Shitja e ajrit për banesa në Portin e Durrësit’/ Blushi: Aferë mafioze e Ramës. Drejtësia të reagojë
Sekretari i Pëgjithshëm i PL-së Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me shitjen e apartamenteve që nuk ekzistojnë në Portin e Durrësit nga projekti Yachts & Marina.
‘Shitja e ajrit për banesa, në të ashtëquajturin Portin e Durrësit është një aferë tipike mafioze e Edi Ramës, që synon të grabisë paratë e shqiptarëve përmes një skeme të mirëfilltë piramidale’, shkruan Blushi në Facebook.
Postimi i plotë:
Pa asnjë tullë të vendosur dhe pa leje ndërtimi, në Durrës kanë nisur të shiten "apartamente" që nuk ekzistojnë. Shitja e ajrit për banesa, në të ashtëquajturin Portin e Durrësit është një aferë tipike mafioze e Edi Ramës, që synon të grabisë paratë e shqiptarëve përmes një skeme të mirëfilltë piramidale. Drejtësia duhet të reagojë pa vonesë dhe të ndërhyjë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje, në kundërshtim të ligjit dhe në dëm të qytetarëve.