‘Messi Kupën e Botës, Rama Salillarin’/ Paloka: Të dy duke puthur çfarë konsiderojnë më të shtrenjtë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka ironizuar kryeministrin Edi Rama i cili pak kohë më parë puthte në ballë një nga pronarët e firmave ndërtuese që kanë përfituar më shumë kontrata me qeverinë, Pëllumb Salillari.

Të dy duke puthur çfarë konsiderojnë më të shtrenjtë në jetën e tyre…’, shkruan Paloka në Facebook, duke postuar edhe foton e futbollistit Lionel Messi i cili puth Kupën e Botës në Katar.