Admirali i NATO-s takon Vuçiçin në Beograd

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, do të presë sot në Beograd komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Musch.

Sipas REL, takimi, sipas presidencës serbe, do të mbahet nga ora 10:00.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është ende në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, por se “nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe shumë gjatë”.

Kujtojmë se situata e ditëve të fundit në veri të Kosovës ka qenë e tensionuar, ku serbët e Serbisë zhvilluan edhe një protestë pranë kufirit me Kosovën, ku pati edhe përplasje me policinë.