Kryetari i FRPD, Xhaferri: Europën do e sjellim tek Rinia dhe jo Rininë tek Europa

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri është shprehur se rruga më thjeshtë e të rinjëve sot është largimi si asnjëherë më parë.

Situata më këtë eksod emigrimi është plagë e madhe e shoqërisë sonë, kryetari i FRPD është zotuar se do të punojmë fort që, Europën do e sjellim tek Rinia dhe jo Rininë tek Europa.

Postimi i Xhaferrit:

E di që shumica e të rinjve shohin rrugën më të thjeshtë largimin!

Ai nuk është asgjë më tepër se një PURGATOR ndjenjash:

mes SUKSESIT dhe VETMISË,

QETËSISË personale dhe MERAKUT për familjen,

PËRMBUSHJES profesionale dhe të qenurit i HUAJ i përjetshëm,

ecjes PËRPARA gjithmonë me kokën MBRAPA!

Qoftë ky brezi i fundit që DETYROHET të lëri familjen për t'u punësuar, arsimuar dhe mjekuar!

Europën do e sjellim tek Rinia dhe jo Rininë tek Europa!