VIDEO-SYRI TV/ Mbi 64 mijë banorë në Maliq pa mjekë, qytetarët ankohen
Rreth 64 mijë banorë të bashkisë së Maliqit marrin shërbim mjekësor vetëm 7 orë në ditë.
Spitali bashkiak i Maliqit, ka shërbim mjekësor parësor nga ora 8 paradite deri në orën 14:00 të mesditës.
Më pas, qytetarët e Maliqit, në raste urgjencash, detyrohen të shkojnë në spitalin e Korçës, pasi në këtë bashki nuk ka mjekë roje.
Banorët thonë se mungesa e mjekëve në spitalin bashkiak të Maliqit, ka sjellë probleme shëndetësore por dhe financiare për ta, pasi detyrohen që shpesh t’i kryejnë vizitat mjekësore në klinika private, të cilat kanë kosto të madhe.