Elbasan/ Makina del nga rruga, humb jetën një person, disa të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafë Mollë, në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e madhe duke u përmbysur.

Për pasojë ka humbur jetën një prej personave që ndodhej në makinë, ndërkohë që tre të tjerë janë lënduar dhe po transportohen për në spital.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. Forcat e policisë kanë shkuar në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.