VIDEO/ Katastrofë mjedisore në Vlorë, tymi kancerogjen mbulon qytetin

Fusha e mbetjeve në lagjen Çole në Vlorë është mbuluar nga tymi kancerogjen i djegies së qindra gomave makinash.

Siç shihet në pamje, tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe.

Nuk përjashtohet fakti se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Ndërkohë, zjarrfikësit janë në luftë me zjarrin për shuarjen e flakëve.