Beci: Jo vetëm kreu, por të 17-të prokurorët e SPAK janë të rëndësishëm për luftën ndaj korrupsionit
Në “Drejt” në RTV Ora, Eugen Beci, ish-prokuror u shpreh se nuk mund të flitet vetëm për kreun e SPAK-ut.
Ai tha se Të 17 prokurorët e SPAK janë të rëndësishëm për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit, sepse reforma ka në thelb kolegjialitetin.
Beci: Nëse flasim për drejtues atëherë po e zbehim reformën në drejtësi. Reforma do kolegjialitet. KLP-ja e kaloi me sukses testin. Ata e dinë mirë rrugën për të ardhur deri në KLP.
Ka ikur koha që drejtuesit të këtyre institucioneve të vendosin për çështje konkrete. Të 17 prokurorët e SPAK janë të rëndësishëm për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit.