Ekzekutimi i Edmond Papës/ Vrasja, 'hakmarrje' për eleminimin e Sadikajt, autori s'veproi i vetëm

Vrasja e Edmond Papës është hakmarrje. Dyshohet se vrasja e biznesmenit që jetonte në Sarandë të ketë lidhje me vrasjen e Aleksandër Sadikajt.

Shkaku i ekzekutimit ka qënë prishja e pazareve të drogës, pistë e cila është ngritur nga policia e Tiranës.

Prova kryesore që e shtyn policinë të lidhë dy vrasjet është fakti se Papa dhe kundërshtari i tij janë takuar në Sarandë dy ditë para vrasjes së ndodhur në qershor të këtij viti, takim i cili nuk shkoi mirë.

Mister mbetet porositësi dhe autori. Vrasësi i Papës dyshohet se kishte ndihmës. Ai priti 1 orë e 30 minuta në afërsi të bar kafes 49-vjeçarin për ta ekzekutuar.

5 minuta pasi viktima mbërriti në shtëpinë e vëllait rreth orës 15.00, ekzekutori u kap nga kamerat e sigurisë në lagjen 'Fadil Bodinaku'.

Për lëvizjet e Papës, dyshohet se autori është informuar nga persona të tjerë, të cilët i kanë bërë të ditur se biznesmeni kishte mbërritur në shtëpi.

Grupi hetimor po grumbullon pamje filmike të vendeve të frekuentuara prej Papës në Tiranë gjatë ditës së premte.

49-vjeçari Edmond Papa, u ekzekutua më 16 dhjetor rreth orës 16:30. Ai ishte me precedent në Greqi, pasi ishte i dënuar me 7 vite burg për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe.

Në Sarandë, qyteti nga i cili ishte, viktima nuk njihej si njeri problematik por edhe me identitet tjetër, pasi përdorte edhe mbiemrin Hoxha.

Papa ishte pronar i hotelit 'Blue Sky', si dhe kishte në pronësi një qendër biznesni në qendër të qytetit pranë Gjykatës së Sarandës.