VIDEO/ Pamje të reja nga atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë
Dalin pamje të reja nga atentati ku u vranë dy shqiptarët, Kreshnik Çerçizi, 41 vjeç dhe Armando Ograja, 44 vjeç mbrëmjen e djeshme në Athinë.
Në video shihet autori i vrasjes teksa arrin në kafene, duke qëlluar dhe ekzekutuar me gjakftohtësi dy shqiptarët të cilët ishin ulur në një tavolinë në dyqan, pak para se të zhdukej nga vendi i ngjarjes.
Më pas në të njëjtën video shihen policët duke mbledhur prova nga vendi ku ndodhi ekzekutimi mafioz.
Me 7 plumba autori ekzekutoi me gjakftohtësi dy shqiptarët në një kafene në ‘Nea Smyrni’ në një ngjarje të paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në sheshin qendror të zonës në Athinë.
Sipas informacioneve, autori kishte mbërritur në vendngjarje me një bashkëpunëtor, i cili e priste në një pikë aty pranë për të shpëtuar menjëherë pas goditjes. Në orën 21:30 autori ka qenë një burrë i veshur me të zeza, që siç duket e ka vëzhguar edhe më parë vendin e ngjarjes.
Më pas autori i krimit, i veshur me xhup me kapuç dhe maskë kirurgjikale, iu afrua lokalit në zemër të sheshit të ‘Nea Smyrni’, duke mos përfillur faktin se aty kishte njerëz, ndërkohë që ka edhe një kënd lojërash shumë afër vendit, por shkoi tek tavolina ku ishin ulur dy shqiparët dhe qëlloi 7 herë, ndërsa ka plagosur edhe një vajzë që ndodhej në lokal.