Startup-et, Neza: Qeveria po shpërdoron paratë publike, po dëmtohet konkurrenca e lirë

Analisti Sami Neza, i ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv komentoi startup-et dhe abuzimet me fondet shtetërore. Sami Neza tha se financimi i startup-eve bëhet në mungesë të plotë transparence.

"Shkelje ligjesh, konflikti i interesit apo ligji i menaxhimit dhe përdorimit të parasë publike, si ndërtohet skema e shpërndarjes së startup-eve, cënohet konkurrenca."-tha Neza.

Më tej ai deklaroi se ekonomisë së tregut i është kërcënuar sistemi ndërsa shtoi se qeveria po shpërdoron paratë publike.

"Problemet që kanë dalë në pah për këtë çështje, jo vetëm në përdorimin e parave dhe donacioneve të huaja, por dhe në paratë publike që i përdor qeveria për startup-et, ka shpërdorim të jashtëzakonshëm dhe kjo heq nga tregu një element të rëndësishëm që është konkurenca e lirë."-tha Neza.