Ndërron jetë 34-vjeçari i plagosur nga shpërthimi i bombolës në Maliq
Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës një prej 3 të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Vashtëmi të Maliqit.
Për shkak të plagëve të marra 34-vjeçari Taulant Konica u dërgua menjëherë drejt Tiranës. Sipas informacioneve i riu nuk ka mundur të shpëtojë duke ndërruar jetë këtë pasdite.
Ngjarja ndodhi 2 ditë më parë në fshatin Vashtëmi, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç. Dyshohet bombola ka shpërthyer nga pakujdesia.