Lika: Ja si po abuzohet me fondet publike përmes startup-eve
Analistja Meri Lika, e ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv komentoi start up-et dhe abuzimet me fondet shtetërore.
Lika deklaroi se shumica e këtyre përfituesve, pra shoqëri të caktuara krijohen pak para se të shpallet fondi.
Sakaq, ajo theksoi se abuzimet e qeverisë nuk janë të rralla me fondet publike.
"Skandalet e qeverisë për abuzimet me fondet publike nuk është rast i rrallë. Mendoj se një start up që duhet të ndihmohet është një aktivitet që ka filluar, por që s'ka mundësi për të zhvilluar idenë.
Ashtu siç ka ndodhur me inceneratorët apo tendera të tjerë, shoqëritë krijohen, pak më vonë dalin fondet.
Shumica e këtyre shoqërive, janë shoqëri të krijuara në 2022. Shumica janë shoqëri të krijuara 2 javë para se të fillonte shpallja e fondit.”-tha Lika.