SYRI TV/ Shqipëria theu embargon ndaj Rusisë, ministri Peleshi: Nuk kam informacion...
Ministri i Mbrojtjes Niko Pelshi deklaron se nuk ka informacion mbi thyerjen e embargos me Rusinë.
Teksa është ministri përgjegjës për këtë dyshim, Peleshi zgjodhi të vendosë në diskutim seriozitetin e medias që publikoi lajmin me dokumente, në vend që minimalisht të deklaronte kryerjen e verifikimeve përkatëse.
Ministri i Mbrojtjes nuk dha një përgjigje definitive edhe për mundësinë e vendosjes së një baze ushtarake të NATO, në portin e ri tregtar të Durrësit, duke thënë se ende vijojnë diskutimet për këtë çështje me përfaqesuesit e lartë të NATOS.
Deklaratat e ministrit të mbrojtjes u bënë pas mbledhjes së qeverisë, ku u miratua marrëveshja me italinë, për marrjen e një kredie prej 30 milione eurosh, që do perdoret për të rritur kapacitet e mbrojtjes civile dhe për blerjen e 2 mjeteve fluturuese, për fikjen e zjarrjeve.