SYRI TV/ Spitali në Durrës pa mjekë specialistë, burimet: Ka mungesë në 4 reparte
Radhë të gjata dhe kaos, mëngjesi i çdo dite në spitalin e Durrësit, ku qytetarëve u duhet disa orë pë të kryer vizita apo marrë shërbim shëndetësor.
Në mungesë të transparencës nga spitali, burime brenda këtij institucioni prentendojnë se në Durrës mungojnë mjekët specialistë në repartet e imazherisë, neurologjisë, kirurgjisë dhe infektivit. Këtë fakt, e pohojnë edhe pacientë të ndryshëm, të cilët tregojnë se nuk kryejnë dot vizita pasi nuk ka mjekë.
Por veç mjekëve, në Durrës ka dhe mungesë medikamentesh jetësore për pacientët, të cilat shpesh nuk gjenden as në farmaci private.
Për shqetësimet e ngritura nga qytetarët, Syri Televizion kërkoi një intervistë me drejtuesen e spitalit, Pamela Niko, e cila kërkoi që pyetjeve tona tu përgjigjet me shkresë zyrtare.