SYRI TV/ Shembja e pallateve, Berisha: Rama-Veliaj bandë! Dëshpëruan 90 familje në prag festash

Kreu i PD, Sali Berisha reagoi ashpër  për shembjen e pallatit  në njësinë 4 në Tiranë, ndërsa akuzoi Ramën dhe Veliajn se po sillen si bandë, duke lënë në qiell të hapur në prag të festave 90 familje. 

Aksioni i Bashkisë Tiranë tek “Myslym Keta” u dënua edhe nga kreu i PL, Ilir Meta i cili tha se Veliaj po  persërit agresionet në paligjshmeri të plotë.

Shembja e bllokut të pallateve tëk Myslym Keta në Tiranë, që lë në qiell të hapur rreth qindra banorë, ka marrë reagime të ashpra në rradhët e politës. Kreu I PD, Sali Berisha  e cilëson si një bandë kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj, të cilët sipas tij po dëshpërojnë 90 familje në prag festash.

 ‘Ata janë një bandë, që fitimi i ka çnjerëzuar gjerë në kockë. Duhej patjetër t’i dëshpëronin dhe mjeronin për festat e fundvitit 90 familje, 250 fëmijë, të moshuar, burra e gra’’. Akt i shëmtuar”.

Aksionin e Bashkisë dhe IMT, në pallatin e njësisë 4,  e dënoi edhe kreu i PL, Ilir Meta.  Në një reagim në FB, Meta deklaroi se shembja është një agresion i përsëritur në paligjshmëri të plote, ndërsa theksoi se po ndiqet  i njëjti skenar si tek Teatri Kombëtar, Astiri, Bregu i Lumit dhe 5 Maji.

“Natën dhe me dhunën e Policisë së "Rilindjes" qytetarëve ju rrëmbehet dhe ju shkatërrohet prona që të majmen klientët e "Rilindjes".Fëmijë, të moshuar, burra dhe gra janë hedhur në rrugë të madhe, që të vazhdojë grabitja dhe plaçkitja e bandës së Erion Veliaj dhe oligarkëve përqark tij.14 maji është dita e madhe kur qytetarët e Tiranes do t'ju japin ndëshkimin më të rreptë këtyre agresorëve dhe hajdutëve të shfrenuar”

Fadromat e IMT të mbështetura nga Policia, filluan shembjen e pallatit te Myslym Keta në oën 7:30 të mëngjesit të së hënës, ndërsa detyruan 90 familjet të dalin nga banesat pavarsisht rezistencë së tyre.