SYRI TV/ PD denoncon abuzimet në bashkinë e Vaut të Dejës: Skemë e paramenduar për qëllime patronazhimi
Partia Demokratike denoncoi abuzimet që po bëhen në bashkinë e dejës. Zëdhënësja e selisë blu, Florjana Garo deklaroi se në prag të festave të fundvitit, bashkia po u ndërpret ndihmën ekonomike të varfërve për t’ua dhënë militantëve të partisë.
Sipas Garos, abuzimi me kafshatën e gojës është një skemë e paramenduar me qëllime të patronazhimit politik. Ajo i bëri thirrje drejtësisë të mos heshtë përballë këtij krimi.