VIDEO/ Amnistia Fiskale, Berisha: Ky projekt godet biznesin e ndershëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kreun e qeverisë Edi Ramën se kërkon të legalizojë paratë e krimit me anë të amnistisë fiskale.

Nga SYRI TV

Nga selia blu, ish–kryeministri Berisha hodhi poshtë këtë nismë të qeverisë si dhe i bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që mos ta mbështesin. Berisha theksoi se ky projekt rrënon ekonominë e vendit dhe dëmton të ardhmen europiane të Shqipërisë.