Eneda Tarifa konfirmon lidhjen e re: Ndihem e lumtur

Eli Fara dhe Eneda Tarifa ishin të ftuarat  mbrëmjen e fundit  në spektaklin “Zemër Luana”.

Dy artistet e njohura u vendosën në një përballje me pyetje të shpejta në rubrikën “Zemër Përgjigju” dhe cila do të përgjigjej e para do të fitonte pikë më shumë. Pyetjes “Cila nga ju ka më shumë fat në dashuri?”, e para që shtypi pulsantin ishte Eneda dhe menjëherë pas këtij veprimi ajo u shpreh kështu: “Besoj u kuptuam”.

Ndërsa teksa aktori Eglein Laknori erdhi si personazh në skenë si një astrologe, duke i thënë këtë parashikim Enedës: “Me daljen e mërkurit nga prapavija duhet të rimarrësh energjitë, të duhet shumë aktivitet fizik. Merresh me sport ti Eneda?”

Përgjigjia e këngëtares ishte “Bëj shumë sport, po më del nga veshët!”. Përgjigje kjo shumë pikante, siç ishte edhe komenti i Egit.

Prej disa javësh, këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa thuhet se është në një lidhje me basketbollistin Gent Lasku.

Gjithçka nisi pas disa fotove të publikuara, ku dyshja u shfaqën duke u përqafuar dhe duke pirë verëpavarësisht kësaj askush nuk konfirmoi asgjë, kjo bëri që këngëtarja të mos ishte edhe shumë aktive në rrjetet sociale.