SYRI TV/ Qeveria merr kredi 30 milionë euro, Peleshi: Do marrim 2 mjete fluturuese për zjarret
Këshilli i Ministrave miratoi sot një marrëveshje me Italinë, që parashikon kredi prej 30 milionësh për investime në mbrojtjen civile. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se me këtë kredi do të blihen dhe dy mjete fluturuese për fikjen e zjarreve.
Nga SYRI TV
Qeveria ka miratuar marrëveshjen me shtetin italian, që parashikon marrjen e një financimi në formë huaje prej 30 milionë eurosh, që do përdoret për të rritur kapacitet e mbrojtjes civile. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se kredia prej 30 milionë eurosh parashikon edhe blerjen e 2 mjeteve fluturuese, për fikjen e zjarreve.
Ministri i Mbrojtjes deklaroi se po zhvillohen diskutime me përfaqësuesit e lartë të NATO-s për të sjellë një bazë të NATO-s në portin e ri tregtar të Durrësit, por pa dhënë një përgjigje definitive nëse kjo bazë do të atashohet në Porto Romano, duke thënë se po shikohen mundësitë e financimit.