KAFE SHQETO/ Eurostat: Shqiptarët të parët në Europë që komentojnë për politikën

Të ftuar në Emisionin e Mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri.Tv ishte Rigels Xhemollari që vjen nga qëndresa qytetare dhe Helena Halilaj pedagoge e shkencave të komunikimt. Të ftuarit kanë komentuar nivelin e lartë të konsumit politik të qytetarëve në rrjetet sociale.

Pedagogia Halilaj është shprehur se kjo është kthyer në një traditë që njerëzit ta kalojnë ditët me debate politike.

"Është një lloj tradite emocionale mes militantëve të ndryshëm, kjo është kthye në një traditë ku edhe në kafenetë e lokaleve diskutohet për të njëjtën gjë.

Kjo nisur edhe nga zgjedhjet që zhvillohen një herë në dy vite , nuk është e habitshëm që në rrjetet sociale sot janë grupe të caktuar që janë në krahun e njërit ose tjetrit krah politik.

Një pjesë e mirë e militantëve në politike nuk kanë as njohurinë më të vogël të politikës. Njerëzit me influencë politike kanë filluar që të bëjnë bllok në rrjetet sociale njerëzit që janë në një kah të kundërt me ato në politikë."

Xhemollari është shprehur se kjo është një traditë që vjen nga 70 vite dhe njerëzit janë mësuar që ta kalojnë ditën duke diskutuar për politikën, dhe rrjetet sociale janë kthyer në një arenë përplasjes.

"Shqiptarët janë edukuar nga politikanët shqiptarë pasi ato kanë 70 vite që flasin për kultin e saj dhe kjo është tani materializuar në rrejtët sociale.

Por duke mos pasur edhe konsultime me qytetarët, reagime, përballje qoftë nga të dyja palët ka sjellë që të gjithë shkarkimet politikanët dhe njerëzit ti bëjnë në rrjetet sociale.

Politikanët shqiptar janë shëndrruar në starët e rrjeteve sociale pasi çdo sportist ose shkrimtar në fillim duhet të pozojnë më politikanët e rangut të lartë në fillim.

Jeta e qytetarëve në qytete e rretheve kanë një cilësi shumë të dobët jetese pasi nuk kanë asnjë aktivitet social kulturor që të kalojnë kohën e lirë kalojnë kohën e lirë dhe domosdoshmërisht fillojnë dhe e kalojnë në rrjetet sociale"