Berisha u bën thirrje deputetëve: Hidhni poshtë projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha sot se qëllimi i kryeministrit Edi Rama është kriminalizimi i ekonomisë me amnistinë fiskale.

Berisha tha se ky është një proces gjigant i larjes së parave, ndërsa u bëri thirrje deputetëve që të mos e votojnë atë.

“Ky insistim i tij është një ndëshkim i vërtetë për mbarë shqiptarët, është një goditje e rëndë për perspektivën evropiane të shqiptarëve.

Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë.

Ndaj dhe thirrja ime është: për çdo parlamentar, të hedhë poshtë me përçmim dhe neveri, si tepër të rrezikshëm për sigurinë e vendit, për të ardhmen e Shqipërisë, projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz,” tha Berisha.