KAFE SHQETO/ Tensionohet edhe më tej situata në Kosovë, një luftë të re në Ballkan?
Të ftuar në Emisionin e Mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri.Tv ishte Historiani Enis Kelmendi dhe gazetarja e Syri.Net në Kosovë Albiona Zhiti.
Të ftuarit diskutuan situatën e agravuar që po ndodh në Veriun e Kosovës dhe përplasjet e policisë me grupet kriminale që financohet nga Rusia dhe Serbia për të destabilizuar rajonin e Ballkanit.
Gazetarja e Syri.Kosova, Zhiti është shprehur se këto grupe që ndodhen dhe operojnë në veri kanë si qëllim destabizlimin e Rajonit dhe krijimin e një konflikti të ri ushtarak.
"Të gjithë grupet kriminale që operojnë në Veriun e Kosovës nuk janë se përbëhen nga qytetar të minoritetit serb atje por janë grupe që financohen nga qeveria serbe dhe ruse dhe nuk janë banor të zonës.
Këto grupe kanë bërë thirrje që kufiri nuk është aty ku ndodhet tani por shumë më thellë duke nënkuptur që vija kufitare është në Shqipëri.
Ndërsa një pjesë tjetër e banorëve janë të revoltuar me vendimet e qeverisë së Kosovës dhe prandaj është agravuar situata. Tendenca nuk është te shtyrja e zgjedhjeve por ka të bëjë me ngritjen e një konflikti në brendësi të ballkanit duke hapur një front tjetër të ri përveç asaj të Ukrainës.
Plani franko-gjerman mesa duket nuk është në interes të Serbisë ndërsa nga ana e Kosovës është pranuar, dhe serbët janë investuar që të krijojnë këto kushte të pafavorshme në ballkan."
Kelmendi është shprehur se historia e konfliktit të Kosovës dhe Serbisë nisin nga historia pasi pala serbe pretendon që Kosovë është Serbia e Vjetër kjo e pavërtetë po mbështetet fuqishëm nga Akademia e Shkencave, qeveria dhe kisha serbe.
"Këto protesta i kanë rrënjët që nga historia dhe krijim i i shtetit serb, e cila ka të bëjë që të luftojnë deri në fund deri në fund për të mos e lejuar Kosovën të shkëputet nga Serbia.
Në histori aludojnë se territori i Kosovës është Serbia e vjetër, dëshirë kjo edhe e pushtetit, akademisë dhe kishës Serbisë, kjo është një problem që po injektohet edhe te të rinjtë që po fillojnë e mendojnë se kjo ekziston vërtetë.
E gjithë ky problem lidhet me marrëveshjet që pritet të nënshkruhen nga ana e dy shteteve dhe mesa kuptohet Serbia nuk është e gatshme që të pranojë këto kushte që sanksionohen nga plani franko-gjerman.
Që nga Ahmet Zogu ne çdo herë kemi pasur kthim shpine nga politikanët e Shqipërisë, gjë kjo që po ndodh edhe sot nga politikë-bërësit, kjo e lidhur ngushtë me interesat e tyre brenda territorit politiko-administrativ."