'Kërcënime, dhunë në familje dhe vjedhje'/ Arrestohen 6 persona në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i policisë/ Tiranë
Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
- M. D., 35 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
- S. R., 30 vjeç, banues në Bathore, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin M. B., 18 vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore në lidhje me këtë rast, rezultoi se 18-vjeçari i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi të mitur, dhe më pas e ka shitur atë, në dyqanin e shtetasit A. N.
Gjithashtu, nga këta specialistë u arrestua shtetasi S. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasit:
- A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
- I. Xh., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një sërë përplasjesh me automjete të tjera. Si pasojë e këtyre përplasjeve, është dëmtuar shtetasi I. Xh., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
----
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. D., 33 vjeç, banues në Nikël, pasi dyshohet se më datë 16.12.2022, ka qëlluar me gur, xhamin e automjetit të një shtetasi (vëllai i ish-bashkëshortes së tij), duke i shkaktuar këtij të fundit, dëmtime trupore.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.