EMRi/ E goditi dhe i vodhi telefonin një shtetasi, arrestohet 29 vjeçari në Sarandë
Policia e Sarandës ka arrestuar 29 vjeçarin Andi Mina pasi dyshohet se më datë 11.12.2022, ka goditur me sende të forta një shtetas dhe i ka vjedhur atij, një aparat celular.
Njoftimi/ DVP Vlorë
Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. M., 29 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 11.12.2022, ka goditur me sende të forta një shtetas dhe i ka vjedhur atij, një aparat celular.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi D. Z., 36 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur, është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër, vetëm me dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.