Mijëra peruanë në zi pas vekjes së studentit në protestat kundër presidentes së re, Dina Boluarte

Njerëz të pikëlluar që qanin ecnin nëpër rrugët e fshatit rural të Quinua në Andet peruane pas vdekjes së Clemer Rojas, një studenti 23-vjeçar.

Në fund të javës së kaluar, Rojas iu bashkua protestave në mbështetje të presidentit të rrëzuar Pedro Castillo.

Disa ditë më vonë, disa mijëra banorë iu bashkuan kortezhit të varrimit të tij.

Të shpërndara në të gjithë turmën kishte parulla që e quanin Presidenten e parë femër të Perusë, Dina Boluarte, një "vrasëse".

Peruja është tronditur nga trazira gjatë dy javëve të fundit dhe të paktën 18 protestues kanë vdekur gjatë demonstratave.

Në kryeqytetin e vendit Lima, demonstruesit akuzuan policinë për përdorimin e armëve vdekjeprurëse të zjarrit dhe dhunë joproporcionale ndaj tyre.

Demonstratat u ndezën pasi Castillo u fajësua dhe u arrestua për përpjekje për të shpërndarë Kongresin. një veprim që kundërshtarët e tij e konsideruan një tentativë grusht shteti.

Ai aktualisht ndodhet në paraburgim, duke vuajtur 18 muaj paraburgim.

Boluarte, ish-zëvendëspresidenti i tij, më pas e zëvendësoi atë. Pavarësisht protestave që kërkonin dorëheqjen e saj, lirimin e Castillo-s dhe zgjedhjet e përgjithshme, ajo ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen.

Në vend të kësaj, presidentja rinovoi thirrjet e saj të mëparshme që Kongresi të miratonte zgjedhjet e parakohshme për të frenuar protestat në rrugë.

"Çfarë zgjidhet me dorëheqjen time? Ne do të jemi këtu, me vendosmëri, derisa Kongresi të vendosë të çojë përpara zgjedhjet," tha ajo të shtunën.

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vendit aktualisht janë planifikuar të mbahen në vitin 2026.

Por Kongresi e ka refuzuar thirrjen për t’i riplanifikuar, një vendim i interpretuar gjerësisht në Peru si përpjekje e dëshpëruar nga ligjvënësit për të vazhduar punën e tyre.

Të afërmit  e studentit gjatë procesionit funeral të Clemer Rojas, i cili u vra gjatë protestave kundër Presidentes së re Dina Boluarte