Atentati mafioz/ FOTO e njërit prej viktimave, Ogranaja mori dy plumba

Personi në foto është Armando Ogranaja, një nga viktimat e atentatit mafioz në Greqi. 44-vjeçari u qëllua me dy plumba, një në kraharor dhe një në stomak, teksa qëndronte i ulur në tavolinën e një lokali së bashku me viktimën tjetër Kreshnik Çerçizaj.

Ai u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. 44-vjeçari rezulton me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe për lojërat e fatit.

Ndërsa Kreshnik Çerçizaj u qëllua me dy plumba në kokë dhe humbi jetën në vendngjarje. E plagosur nga atentati mafioz ishte dhe një vajzë greke, e cila qëndronte e ulur në një tavolinë ngjitur me viktimat.

Ndërsa një klient tjetër u dëmtua pasi u rrëzua në përpjekje për t'u larguar nga frika pas të shtënave me armë.

Atentatori hyri brenda lokalit mbrëmjen e së dielës (18 dhjetor) i veshur me të zeza dhe fytyrën mbuluar me maskë kirurgjikale. Ai nxori pistoletën nga xhepi dhe qëlloi gjakftohtësishi dy shqiptarët, pa u interesuar se lokali ishte i mbushur me klientë.

Pas vrau dy shqiptarët, atentatori u largua në këmbë nga vendngjarja, ndërsa mësohet se u ndihmua nga një bashkëpunëtor që qëndronte jashtë lokalit.