Shtyhet sërish seanca ndaj Arbër Paplekajt, Gjykata kërkon më shumë kohë të shqyrtojë…

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.7:55

Seanca e radhës do të mbahet më datë 22 dhjetor. Gjykata kërkon më shumë kohë të shqyrtojë kërkesat e avokatëve ndër më kryesorja ndarja e proceseve gjyqësore për të pandehurit. Pra të gjykohen veçmas pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu do të shqyrtojë edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar për të pandehurit e tjetrë me përjashtim të Arbër Paplekajt. Për këtë të fundit do të shqyrtojë pavlefshmërinë e disa akteve proceduriale.