Pekin, dy vdekje nga COVID-19 pas përhapjes së koronavirusit

Pekin - Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan të hënën dpër y vdekje shtesë nga COVID-19, të dyja në kryeqytetin Pekin, që ishin të parat e raportuara në javë dhe vijnë gjatë një rritjeje të pritshme të sëmundjes pasi kombi e lehtësoi politikën e tij të rreptë "zero-COVID".

Kina nuk kishte raportuar ndonjë vdekje nga COVID-19 që nga 4 dhjetori, edhe pse raportet jozyrtare për një valë të re rastesh janë të përhapura.

Me vdekjet e fundit të raportuara, Komisioni Kombëtar i Shëndetit e çoi totalin e Kinës në 5,237 vdekje nga COVID-19 në tre vitet e fundit nga 380,453 raste të sëmundjes – shifra që janë shumë më të ulëta se në vendet e tjera të mëdha, por edhe bazuar në statistika dhe informacione që janë vënë në pikëpyetje për mënyrën se si janë grumbulluar të dhënat.

Autoritetet shëndetësore kineze në fakt numërojnë vetëm ata që vdesin drejtpërdrejt nga COVID-19, duke përjashtuar njerëzit, sëmundjet e të të cilëve si diabeti dhe sëmundjet e zemrës përkeqësohen nga virusi.