Matolale i bën diss Varrosit: O kos je i vetmi qeros pa X6 që…

Matolale ishte i ftuar në programin “Zemër Luana”.

Ata kanë realizuar sfidën “S’më dridhet qerpiku”, ose i njohur ndryshe si ‘Paintball’, e cila është një nga lojërat më të pëlqyera të publikut. Marin dhe Mato janë treguar të drejtpërdrejtë duke mos kursyer asnjë emër. Një ndër pyetjet ka qenë: “Cilit nga personazhet do t’i bëje një ‘diss’?”.

Ndërkohë që Mato ia ka dedikuar Varrosit dhe ka filluar: “O kos je i vetmi qeros pa X6 që njof, shtëpinë se ke me bar, shtëpinë e ke me majdanoz. Si m’thu mu ta kam mbush barkun, unë ta kam mbush barkun bukë e kos. Ti e di shumë mirë ça bohet nëse unë lojën e zhvendos!”