Skandali/ Gjykata vendos pas prishjes së pallatit nga Bashkia e Tiranës

Qindra forca policore rrethuan që në orët e para të mëngjesit pallatin në zonën e ‘Myslym Ketës’ në Tiranë.

Pa u marrë ende një vendim nga gjykata, IKMT dhe Bashkia e Tiranës nisën prishjen e pallatit, duke terrorizuar banorët.

Por vetëm pas prishjes së pallatit, Gjykata e Tiranës ka marë një vendim.

Ndonëse PD kishte paraqitur një kërkesë për të mos lejuar shembjen e pallatit, gjykata vendosi të rrëzojë këtë pretendim.

Banorët thonë se janë marrë disa vendime kontradiktore për gjendjen e pallatit të tyre, i cili është dëmtuar më së shumti nga interesat e ndërtuesve, që po dëmtojnë themelet e tij sesa nga tërmeti.