'Nëse shihni Veliajn në ndonjë lagje, bëhuni gati dhe prisni dëbimin!'

Nga Petrit Vasili

Nga Teatri, Astiri, Bregu i Lumit, rruga “5 Maji” dhe “Myslym Keta”, i njëjti agresor: Erion Veliaj!

Sa herë që do të shikoni Veliajn në ndonjë lagje të Tiranës, bëhuni gati dhe prisni shkatërrimin dhe dëbimin e radhës.

U sulmua me tërbim dhe aq rrëmbim edhe pallati tek rruga “Myslym Keta”, sa banditët nuk u lanë banorëve as të mblidhnin plaçkat tamam.

Pallati tek “Myslym Keta” qëndroi në këmbë tri vjet pas tërmetit, por tani horrave të bashkisë me Veliajn në krye nuk u priste puna me asnjë orë dhe u vërsulën.

Ashtu siç nuk i priste puna për Teatrin, që ka dy vjet i prishur, por u sulmua në mes të pandemisë nga vandalët dhe hajdutët e bashkisë e të policisë, se nuk iu priste hajdutëria.

Ashtu siç u sulmua e mbytën me gaz, burra, gra, fëmijë e të moshuar në Astir.

Ashtu siç u sulmuan, u dhunuan dhe u shkatërruan egërsisht tek Bregu i Lumit.

Ashtu siç u sulmuan, u arrestuan banorët e të gjitha moshave kur shkatërruan banditet tek 5 Maji. Pra, qytetarë mos harroni sa herë që do të shikoni Veliajn në ndonjë lagje të Tiranës bëhuni gati dhe prisni shkatërrimin dhe dëbimin e radhës.

Qytetarë të Tiranës, mos mendoni se jini të qetë nëse jeni në pallat apo në një shtëpi private, se po ia vunë syrin Veliajt me biznesmenët që ka përqark, do t'jua shkatërrojë dhe do t'ju hedhë në rrugë të madhe ashtu siç kanë bërë dhe bëjnë anë e mbanë Tiranës.

Mbrojtja e vetme është ligji. Por që ta kemi këtë siguri, këta horra anti-ligj dhe antishtet, duhen larguar një orë e më parë me votën masive të qytetarëve, që duan të jetojnë të qetë dhe të mbrojtur.

Mos harroni qytetarë, mbrëmë ishin tek rruga “Myslym Keta”, nesër do të jenë në derën tuaj!