VIDEO/ Prishja e pallatit/ Berisha: Rama e Veliaj janë bandë çnjerëzore
Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi ndaj prishjes së pallatit në rrugën ‘Myslym Keta’ në mënyrë barbarare në orët e para të mëngjesit.
Berisha postoi videon, ndërsa tha se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një bandë çnjerëzore.
“Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një bandë, që fitimi i ka çnjerëzuar gjerë në kockë!
Duhej patjetër t’i dëshpëronin dhe mjeronin për festat e fundvitit 90 familje, 250 fëmijë, të moshuar, burra e gra.
Akt i shëmtuar,” shkruan Berisha.