SYRI TV/ Metoda naziste: Policia nxjerr banorët me dhunë në orën 4 të mëngjesit që t'u shembë shtëpinë

SYRI TV sjell pamje dramatike nga aksioni policor për shembjen e banesave në rrugën ‘Myslym Keta’.

Forca të shumta policore kanë mbërritur që në orët 4:00 të mëngjesit për të nxjerrë banorët me dhunë nga banesa.

Më pas ka nisur prishja e pallatit.

Banorët kanë protestuar duke thënë se nuk ka një vendim gjykate për shembjen e këtij pallati.

Sipas tyre, shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë.

Prej disa ditësh, banorët ndodhen nën terror, pasi iu është ndërprerë uji dhe energjia elektrike.