EMRAT/ Atentati mafioz në Athinë, identifikohen dy shqiptarët e vrarë
Dy të vdekur dhe një e plagosur është bilanci i një atentati që ndodhi në një lokali në lagjen Nea Zmirni në Athinë.
Sipas burimeve nga vendngjarja, viktimat janë shtetasi shqiptarë Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja, ndërsa vajza e plagosur është shtetase greke. Ajo po kurohet në spitalin Evangjelizmos, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar hyri në lokal dhe qëlloi mbi tre personat që ndodheshin brenda, duke lënë të vdekur në vend njërin prej tyre. Shtetasi tjetër ndërroi jetë në spitalin e Kryqit të Kuq.
Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç, mori dy plumba në kokë dhe Armando Ogranaja, 44 vjeç, mori dy plumba në gjoks dhe një në bark.
Duket se 44-vjeçari Ogranaja kishte edhe më parë kërcënime, pasi kohët e fundit ndërronte lokale dhe mjete shumë shpesh, ndërsa për 41-vjeçarin Çercizaj dihet se ka qenë kontigjent krimi për çështje droge dhe vepra të vogla penale.
Mes rrëmujës, autori u largua me vrap nëpër rrugica. Ai ishte i veshur me xhup të zi me kapuç dhe në fytyrë mbante një maskë anti-covid.
Policia greke thotë se i ka pasur të skeduar të dy shqiptarët, njëri prej të cilëve njihej për grabitje, drogë dhe armëmbajtje.
Policia greke dyshon se atentati është larje hesapesh, ndërkohë që po kqyren kamerat e sigurisë si dhe po analizohet e shkuara e dy viktimave