Të shtëna me armë zjarri në ndërtesën e banimit, 5 të vdekur në Kanada
Pesë persona u vranë dhe një tjetër u plagos në një incident me armë zjarri në Toronto, në Kanadanë lindore.
Autori po ashtu ka mbetur i vdekur pasi u qëllua pas një shkëmbimi nga forcat e rendit.
Jim McSween kreu i policisë lokale, u tha gazetarëve se incidenti ndodhi në një ndërtesë banimi.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Viktimat u gjetën në apartamente të ndryshme të ndërtesës së e cila ndodhet në Vaughan, një qytet rreth 30 kilometra në veri të Torontos.
Deri më tani nuk dihet arsyeja e sulmit.