VIDEO/ Këlliçi: Qindra policë mbrojnë paligjshmërinë e Veliajt, 'zdromsit' i hanë duart për pare!
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, duke parë shembjen e dhjetëra apartamenteve në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, pas dëbimit të familjeve që i kanë blerë ato apartamente, akuzoi kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, për këtë akt të paligjshëm:
“Për të prishur e shkatërruar, shteti zgjohet që pa gdhirë. Një batalion me qindra policë mbron paligjshmërinë e kryetarit të bashkisë, - shkroi Këlliçi në Fb. - Nuk duronin dot sa të shprehej gjykata. Zdromsit i hanë duart për pare.”
Belind Këlliçi është gjendur në krah të banorëve të këtyre apartamenteve që nga dita kur bashkia u preu atyre ujin dhe dritat për t’i dëbuar. Ai i denoncoi të gjitha aktet e paligjshme të bashkisë së Tiranës dhe sot pritej që gjykata të shprehej, por bashkia nxitoi të kryente misonin e saj para dhënies së vendimit.
Belind Këlliçi është kandidati zyrtar i PD-së që do të kandidojë përballë Veliajt në zgjedhjet lokale të vitit 2023.