Tragjedia në Kanalin e La Manshit, nën akuzë një 19-vjeçar

Një 19-vjeçar është akuzuar për nxitje të imigrimit të paligjshëm pasi katër emigrantë vdiqën duke u përpjekur të kalonin Kanalin e La Manshit përmes një gomoneje, e cila u fundos ndërsa po i drejtohej Britanisë së Madhe.

Një prej viktimave në tragjedinë e së mërkurës ishte një adoleshent, thanë autoritetet rajonale. 39 emigrantë, përfshirë 12 fëmijë, u shpëtuan nga një varkë peshkimi britanike.

Policia tha të dielën se një i dyshuar që ata e quajtën Ibrahima Bah, pa adresë fikse, ishte akuzuar për lehtësimin e hyrjeve të paligjshme në Britani. Pritet që i akuzuari të dale të hënën para gjykatës.