Suzana Topi: Ligji i ashpër vetëm me të varfrit

Kanditatja për Bashkinë e Përrenjasit Suzana Topi, ka reagur mbi ndërtimin e kullave dhe kateve shtesë pa leje në kryeqytet.

Topi ka shkruar se ligji po tregohet gjithmonë i ashpër me të varfrit, teksa ka marrë dhe shembull edhe 82 vjeçaren nga Vlora që u i duhet të përballet me drejtësinë vetëm sepse ndërtoi pa lejej një kotec pulash.

Reagimi i kandidates për Bashkinë e Përrenjasit, Suzana Topi:

Shteti dhe krybashkiakët e tij që punojnë me dy standarte !!!

Është e papranueshme që të lulëzojnë kullat,katet dhe shtesat pa leje të  pallateve që ndërtohen

në mes të Tiranës apo në bregdet,

ku disa prej tyre vetem falë publikimeve në media ,sekuestrohen me një vendim të nxjerrë me urgjencë nga qeveria,por asnjë nga ndërtuesit e tyre nuk përfundoi në burg.

Ligji është treguar më i ashpër me më të varfrit që janë arrestuar dhe vënë në ndjekje penale edhe për një gardh,për një kasolle bagëtish , për të hapur një dritare ,pēr një çati  apo 82 vjecarja nga Vlora ,qe ndertoi nje kotec dhunohet nga policia dhe duhet te perballet me  drejtësinë .

 Në fshatin  e thellë Skroskë ku infrastruktura rrugore është për të ardhur keq, kryefamiljari Sami Ozuni po përballet me forcën e ligjit dhe është dënuar me burg.

Bashkia jo vetëm nuk trajton familjarët e kësaj familje me atë pak asistencë sociale,por nuk bën edhe punën e saj për të ngritur një komisjon vlerësimi  dhe të përcaktojë shkallën e dëmtimit të banesës dhe pse jo, të mundësojë riparimin apo ndërtimin e baneses nëperjet donatorëve , shoqateve apo fondeve të saj .

Bashkia  pasi e pais me dokumentacionin e nevojshëm për  të vazhduar punën ,i dergon në derën e shtëpisë policinë bashkiake dhe  më pas zbarkon policia e shtetit .

Deri kur …. do vazhdohet keshtu qe i varferi te varferohet me shume dhe i pasuri te pasurohet me shume . Deri kur…??

ps ) shihni vidion