'Më mungonte dhe e arritëm', Messi: Kjo ishte ndeshja ime e fundit në një Kupë Bote
Lionel Messi do të vazhdojë të luajë për Argjentinën.
"Pleshti" , i cili la të kuptohet se po mendonte të tërhiqej pas Kupës së Botës, e bëri të ditur pas fitores sonte me penallti ndaj Francës: "Nuk ka asgjë pas kësaj, çfarë do të ketë? Asgjë pas fitimit të Kupës së Amerikës dhe Kupës së Botës, pothuajse ne fund te karrieres sime.Por nga ana tjeter me pelqen futbolli me pelqen ajo qe bej me pelqen skuadra kombetare .Nuk filloj te mendoj per ndeshjet donim te ishim kampion bote dhe jemi. Ishte e fundit ndeshje në një Botëror, por njerëzit duhet të presin që unë të luaj pak më shumë për kombëtaren, të shijoj disa ndeshje si kampion bote.
Është çmenduri, është gjëja më e bukur që ekziston. E desha shumë. Zoti do të ma jepte, kisha një ndjenjë që ishte kjo. Vuajtëm shumë, por e arritëm.
Mezi pres të jem në Argjentinë për të parë se sa e çmendur do të jetë , " tha "Pleshti", duke mbajtur me vete Kupën e Botës kaq të pakapshme dhe fanellën me tre yjet.