Messi, lojtari i nëntë që i fiton gjitha trofetë

Lionel Messi theu shumë rekorde pas fitores së Argjentinës ndaj Francës.

Futbollisti i magjishëm 35-vjeçar i bashkohet futbollistëve elitarë në një sukses tjetër, sa i përket trofeve të fituar.

Ai u bë lojtari i nëntë që e fiton Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe “Topin e Artë”.

Messi është fitues i Ligës së Kampionëve katër herë me Barcelonën, ndërsa “Topin e Artë” e ka të fituar shtatë herë.

Këtë sukses më herët e kanë arritur Bobby Charlton, Franz Beckenbauer, Gerd Muller, Paolo Rossi, Zinedine Zidane, Rivaldo, Ronaldinho dhe Kaka.