VIDEO/ Ëndrra bëhet realitet, momenti kur Messi ngre Kupën e Botës në qiellin e Katarit

Lionel Messi më në fund ka bërë realitet ëndrrën e tij për fitoren e Kupës së Botës, që e ndiqte gjatë të gjithë karrierës së tij.

Një arritje e jashtëzakonshme për numrin 10 të Argjentinës, i cili shihej gjithmonë si inferior ndaj Maradonës pikërisht sepse nuk kishte kthyer këtë trofe në Argjentinë në gjithë këto vite erdhe pse i kishte shkuar shumë afër.

Por sot Messi e bëri realitet dhe ishte ai personi të cilit iu dorëzua Kupa me një ceremoni të veçantë.

Fillimisht ai u vesh me një rrobë tradicionale të Katarit, ndërsa më pas, nisi të fërkonte duart duke pritur çmimin që kishte ëndërruar gjithë jetën.

Infantino dhe Emiri i Katarit i dorëzuan Kupën e Botës Mesit, i cili shkoi pranë shokëve të tij dhe e ngriti atë lart.