VIDEO/ Makina përplas dy këmbësoret në Elbasan, shkak dyshohet shpejtësia e lartë

Një automjet ka përplasur dy këmbësore në qendër të qytetit të Elbasanit ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të bashkisë në qytetin e Elbasanit ku një mjet i cili dyshohet të ket qenë duke udhëtuar me shpejtësi ka goditur dy vajza të cilat kanë qenë duke ecur në rrugë. Nga goditja e fortë vajzat janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit nga ku do marrin ndihmën e duhur mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer veprimet e mëtejshme.