Çfarë po ndodh në Rusi? Raportohet për shpërthim në aeroportin ushtarak të rajonit të Rostovit
Teksa lufta në Ukrainë po vijon, ka raportime pasditen e sotme për një shpërthim në aeroportin ushtarak Millerovo në rajonin e Rostovit të Rusisë jugore.
Lajmin e bën të ditur Sky News, i cili nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë pretendimet, të cilat dolën në mediat sociale.
Dyshohet se nga shpërthimi i dukshëm kanë mbetur disa persona të plagosur.
Kjo ngjarje vjen pas raporteve të mëparshme për bombardime të supozuara në rajonin Belgorod të Rusisë, pranë kufirit me Ukrainën.