Argjentina shpallet kampione e Botës, Messi ngre trofeun, penalltitë shkurorëzojnë Francën

Në “Lusail Stadium” u luajt finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, shkruan Syri.net.

Argjentina fitoi me penallti, duke u shpallur kampione e Botës.

Ka qenë një ndeshje e çmendur, e cila u mbyll 3-3 pas kohës shtesë.

Pjesa e parë foli për Argjentinën, e cila udhëhoqi 2-0, me golat e Messit me penallti dhe Di Marias.

Franca barazon në pjesën e dytë, me dy gola të rea;lizuar nga Mbappe (80’ me penallti dhe 81’).

Në shtesë, Messi kalon Argjentinën në avantazh në minutën e 109-të, ndërsa sërish Mbape me 11-metërsh barazon 3-3.

Nga pika e bardhë fiton Argjentina fiton 4-2 duke u shpallur për herë të tretë kampione e Botës.

/ Florian Behlula / Syri.net /