Momenti kur presidenti Macron 'shpërthen' në festë pas golit të Mbappes në finale

Finalja e madhe e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës ka shkuar në shtesë pas një fundi dramatik.

Pas 90 minutave të rregullta, Argjentina dhe Franca e mbyllën barazim 2-2 në “Lusail Iconic Stadium” në Katar.

Ishte ylli francez, Kylian Mbappe që me dy gola të shpejt në 10 minutat e fundit ua hoqi nga “duart” trofeun argjentinasve që po avanconin me dy gola.

Golit të barazimit iu gëzua shumë edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, që është prezent në stadium.

Kamera e kapi momentin kur Macron i ngritur në këmbë po festonte golin e Mbappe.