E pabesueshme çfarë ndodh në Argjentinë-Francë, Mbappe shënon 2 gola brenda një minute dhe barazon rezultatin

Në “Lusail Stadium” po luhet finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, shkruan Syri.net.

Argjentina e mbylli në avantazh pjesën e parë me rezultatin 2-0 me golat e shënuar nga Lionel Messi me penallti në minutën e 23-të dhe Angel Di Maria në të 36’.

Në pjesën e dytë, Franca fillimisht fiton një 11-metërsh. Mbappe në minutën e 80-të gjuan saktë nga pika e bardhë, duke shkurtuar diferencën.

Menjëherë, në të 81’, sërish Mbappe shënon, duke barazuar rezultatin 2-2.