Kupa e Botës/ Nis vrrullshëm sfida, Argjentina rrezikon portën e francezëve

Po luhet në këto momente finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës.

Albicelestet e kanë nisur vrullshëm sfidën, teksa në minutën e 8’ patën një mundësi shënimi me anë të De Paul, por Varane ishte aty për ta devijuar dhe për ta çuar në këndore.

Në minutën e 17’ Argjentina kishte një tjetër rast për të shënuar. Messi pasoi te De Paulo, ai ia kthen topin Di Marias, por lojtari i Juventusit gjuan lart mbi portë.