VIDEO-SYRI TV/ Pallati nr. 4 drejt shembjes, IMT paralajmëron banorët të largohen

Pallati numër 4 në Rrugën ‘Myslym Keta’ në Tiranë pritet të shembet në orët e para të mëngjesit të së hënës. IMT ka lajmëruar banorët të largohen, ende pa dalë vendimi i gjyqit. Mes kundërshtive të shumta për shembjen e pallatit, banorët kanë ngritur shqetësimin se bashkia nuk iu ka ofruar asnjë strehim tjetër.

Nga SYRI TV

Në orët e para të mëngjesit të së hënës pritet të nisë aksioni për shembjen e pallatit nr. 4 në rrugën ‘Myslym Keta’ në kryeqytet. Këtë të diel përfaqësues të IMT kanë paralajmëruar banorët të largohen për t’i hapur rrugë shembjeve, pavarësisht se paraditen e së hënës, më 19 dhjetor, pritet vendimi i gjyqit.

Teksa zhvendosin orenditë shtëpiake pa ditur ku t’i dërgojnë, banorët thonë të shqetësuar se institucionet përgjegjëse nuk i kanë ofruar asnjë mundësi tjetër strehimi.

Në përkrahje të tyre ishte edhe deputeti Belind Këlliçi, i cili vuri në dukje shkeljet që po kryhen në këtë zonë.

Kujtojmë se prej disa ditësh banorëve të këtij pallati u është edhe ndërprerë furnizimi me ujë dhe energji elektrike.